Arrestohet 26-vjeçari me dy mina me celular
Dy mina me sahat, u sekuestruan nga policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar “Package”, ndërsa një person u arrestua në flagrancë në momentin që po i transportonte ato.
Robert Hodaj 26 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi gjatë kontrollit të kryer në makinën e tij “Mercedez- Benz” ML, iu gjetën dy pako. Brenda tyre ndodheshin dy minat që komandoheshin me mekanizëm shpërthyes me kohë.
Pas ndalimit të tij në makinë, policia kontrolloi edhe banesën e Hodajt në lagjen “Rilindja”. Në një nga dhomat e gjumit të tij, u gjetën edhe 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Policia thotë se po vijon hetimin me metoda speciale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij personi.
Tv Klan