BSH: Kujdes nga monedhat elektronike
Banka e Shqipërisë bën thirrje që konsumatorët të tregojnë kujdes mbi investimet në platformat e parasë elektronike.
Gjatë një forumi të zhvilluar nga “Euromoney” për vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, guvernatori Gent Sejko tha se kjo lloj monedhe e kriptuar elektronikisht nuk e zëvendëson paranë tradicionale pasi është një investim i parregulluar dhe nuk garantohet nga askush.
Ai kërkoi që të bëhet kujdes nga përdorimi i saj.
Në forum Sejko kërkoi që bankat të jenë të kujdesshme dhe të rritin kreditimin ndaj biznesit, ndërsa u kërkoi vëmendje biznesve të huaja për të ardhur e për të investuar në Shqipëri.
Tv Klan