Video/ Pirateria me programet televizive, 3 të arrestuar në Tiranë


Video/ Pirateria me programet televizive, 3 të arrestuar në Tiranë

08:38 18/01/2018

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës të akuzuar për pirateri të programeve televizive. Ata janë Kristo Taka 45 vjeç, Valer Pinderi 31 vjeç dhe Benard Xhuti 45 vjeç.

Gjatë aksionit të uniformave blu, tre të arrestuarve ju gjetën dhe ju sekuestruan 57 aparate “Dream Box” dhe “Smart Box”, 3 USB, një sasi parash prej 180 mijë Lekësh të vjetra dhe një automjet Volkswagen Passat me targa AA 294 CG.

Tre të arrestuarit akuzohen për mashtrim kompjuterik, fshehje e të ardhurave dhe shkelje e të drejtave të pronësisë industriale. Ata tregtonin në mënyrë të paligjshme dekoderat dhe pirateronin programet televizive pa të drejtën e autorit. /

tvklan.al






Të ngjashme