Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar që punonte si taksist dhe shpërndante lëndë narkotike. Ai është Klaudian Sina 38 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar më parë. Policia thotë se kishte marrë informacione që Klaudian Sina, me mjetin tip Ford Focus me targa AA 782 EA, shpërndante kokainë në doza të vogla në disa zona në Tiranë.
38-vjeçari u kap në flagrancë tek rrethrrotullimi i TEG-ut gjatë një aksioni të zhvilluar për arrestimin e tij. Në momentin e arrestimit, ai kishte 4 pasagjerë në taksinë e tij.
Gjatë kontrollit të automjetit në sediljen e pasme mbrapa pasagjerit të parë, në ndarjen midis sediljes ulëse dhe asaj mbështetëse janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 paketime plastike të mbyllura me djegie, brenda se cilave kokainë, si dhe nje facolet brenda së cilës kishte 10 paketime plastike të mbyllura me djegie ku kishte material pluhur të dyshuar Kokainë.
/tvklan.al