Kryeparlamentari i Maqedonisë reagon pas kthimit të ligjit të gjuhës shqipe


Kryeparlamentari i Maqedonisë reagon pas kthimit të ligjit të gjuhës shqipe

15:34 18/01/2018

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka reaguar pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin e gjuhës shqipe.

Në një intervistë për mediat vendase, Xhaferi shprehet se do të nisë menjëherë procedurat e shqyrtimit të atyre paragrafeve, që janë kundërshtuar nga Ivanov.

Sipas rregullores, Xhaferi thotë se ligji do të kthehet për rivotim në parlament brenda një periudhe 30 ditore, që nga votimi i parë.

Parlamenti maqedonas ka kështu afat deri më 11 shkurt, të rivotojë me ndryshimet e kërkuara, ligjin e dygjuhësisë.

Tv Klan






Të ngjashme