Krijohet Drejtoria për Hetimin e të Miturve
Në Prokurorinë e Përgjithshme është krijuar Drejtoria e Hetimit për të Miturit me urdhër të kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
Ngritja e kësaj drejtorie vjen pas konsultimeve të kryeprokurores Marku me partnerët ndërkombëtarë. Drejtoria e Posaçme e Hetimit për të Miturit do të jetë nën varësinë direkte të Prokurorisë së Përgjithshme. Pak kohë më parë ka hyrë në fuqi edhe Kodi Penal për të miturit.
Ngritja e kësaj prokurorie ka qenë edhe kërkesë e ambasadorit amerikan Donald Lu, në kuadër të ristrukturimit të Prokurorisë.
/tvklan.al