Kryeministri Rama sulmon opozitën përmes deklaratës së ambasadës amerikane
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu për ligjin e Prokurorisë, ka reaguar Kryeministri Edi Rama duke sulmuar opozitën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama mbështet deklaratën e ambasadës, ndërsa ka shprehur keqardhjen për opozitën duke thënë se nuk di të lexojë Kushtetutën.
“Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim”
, ka shkruar Kryeministri Rama.
Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinëShumë keqardhje dhe pak shpresë për reflektim
— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2018
Më herët, në një postim në faqen në Facebook të ambasadës amerikane, ambasadori Donald Lu tha se mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit për ligjin e Prokurorisë.
Reagimi erdhi disa ditë pasi opozita ndërmori një nismë duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjit në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, sipas së cilës, në këtë mënyrë do t’i jepet fund antikushtetueshmërisë.
/tvklan.al