INTERPOL lëshon alarmin pas kamionit të vjedhur në Belgjikë
Dyshohet se një kamion me 33,000 litra substanca kimike është vjedhur në Belgjikë. Sipas
The Sun
, INTERPOL ka lëshuar alarmin për policët kundër terrorizmit në të gjithë Evropën, pasi automjeti është marrë nga qyteti Zedelgem.
Raportet e verifikuara pohojnë se hajdutët kanë ndryshuar targën e kamionit në mënyrë që ata të mund të largohen të qetë nga Belgjika.
Kamioni mbante një substancë të njohur si “Radiacid”, sipas gazetares Laura Alonso të Radios Kombëtare në Spanjë.
Ky është një term i përgjithshëm për një numër produktesh të krijuara nga prodhuesi kimik Oleon, qendra e të cilit është në Belgjikë.
Policia Federale e Belgjikës tha për
MailOnline
se substanca në bordin e kamionit nuk mund të përdoret për të bërë bomba, sipas informacioneve të tyre.
Sun Online
ka kontaktuar INTERPOL-in për informacione të mëtejshme.
Spektri i sulmeve terroriste në Evropë ka mbetur i lartë që nga sulmet terroriste të Parisit të vitit 2015, të cilat kanë lënë 130 të vdekur në një breshëri vrasjesh në të gjithë qytetin./tvklan.al