Skënderbeu e nis me Luftëtarin
Skënderbeu e nis kampionatin këtë vit me një ndeshje delikate si ajo në fushën e Luftëtarit. Ekipi korçar nuk ka asnjë humbje prej momentit kur gjirokastritët u rikthyen në Superligë, por për trajnerin Ilir Daja nuk duhet nënvlerësuar si kundërshtar.
Ilir Daja, trajner i Skënderbeut:
“Jemi të bindu0r që kemi një transfertë të vështirë, për kualitet dhe rezultatet që Luftëtari pati në periudhën e fundit. Një ndeshje e tillë ku Skënderbeu shkon për ta fituar, duhet të përgatitemi seriozisht”.
Merkato e Skënderbeut mund të quhet thuajse e mbyllur. Lëvizje do të ketë vetëm nëse ofertat për lojtarët aktualë do të jenë të vlefshme.
Ilir Daja:
“Unë do të thoja që është një merkato pothuajse e mbyllur, vetën nëse do të kemi zhvillime në këto ditët e fundit, sepse kemi patur oferta për disa lojtarë tanët. Vetëm nëse do të kemi ndonjë largim do ta zëvendësojmë”.
Skënderbeu u përgatitit në Antalia gjatë periudhës së pushimit të kampionatit ku zhvilloi edhe ndeshje miqësore.
Tv Klan