Alpinistja kosovare synon 14 majat më të larta të botës
“Sa herë më pyesin se ku e gjen energjinë për t’u ngjitur majave më ta larta…”
Kjo është historia frymëzuese e Uta Ibrahimit, gruas së parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë të Tokës, Malin Everest.
“Ngjitja në majën më të lartë është ndjenje e papërshkrueshme, prej aty, sa e vogël m’u duk bota…”
Uta thotë se i ka vënë vetes një qëllim, që brenda vitit 2023, të ketë ngjitur të 14 majat më të larta të vargmaleve të Himalajeve. Endrra e alpinistes nga Kosova është promovimi i bjeshkëve të Kosovës dhe Shqipërisë përmes ekspeditave.
Për Uta Ibrahimin, prekja e majave më të larta të botës shihet edhe si një mision i arritjes së shqiptarëve.
Tv Klan