Protesta e opozitës/ Sali Berisha: Më 27 Janar Rama do të marrë një leksion


Protesta e opozitës/ Sali Berisha: Më 27 Janar Rama do të marrë një leksion

21:44 23/01/2018

Protesta e opozitës që do të mbahet më 27 Janar do të jetë një leksion për Kryeministrin Edi Rama.

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Ora News me gazetaren Ilva Tare.

Sipas ish-Kryeministrit, qeveria Rama duhet të marrë një leksion për situatën e korrupsionit dhe të asaj që Berisha e quan “narkoshtet”.

“Ne presim që qytetarët shqiptarë t’i japin Ramës, qeverisë së tij leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën masive të shpresës së shqiptarëve vecanërisht të të rinjve se ky vend mund të bëhet, largimin masiv nga Shqipëria, bllokimin e investimeve të huaja por edhe largimin e tyre nga vendi, varfërimin progresiv të shqiptarëve”,

deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha.

Lidhur me reformën në drejtësi, ish-Kryeministri Berisha deklaroi se ambasadorët janë bërë palë me Kryeministrin Edi Rama.

“Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi Venecia. Janë mbështetës së fuqishëm. Absolutisht janë palë me Edi Ramën, sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA”

, u shpreh Berisha.

Sot në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ambasadori Donald Lu u bëri thirrje partive politike shqiptare që mos të akuzojnë SHBA-në dhe BE-në për reformën në drejtësi, por t’i futen punës. /tvklan.al /

tvklan.al






Të ngjashme