Kapet një gomone me kanabis, në kërkim trafikantët
Policia Kufitare e Vlorës ka kapur një gomone me kanabis gjatë një operacioni të përbashkët edhe me Giardia di Finanza.
Gomonia me kanabis është gjetur disa milje larg ujërave ndërkufitare. Mjeti lundrues është me gjatësi 8 metra, ndërsa nuk ka informacion mbi sasinë e saktë kanabisit pasi është duke u peshuar.
Ndërkohë, trafikantët nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Lënda narkotike është transportuar në Policinë e Vlorës, ku dhe do të peshohet. /tvklan.
al