Detaje/ Atentat për herë të dytë kasapit në Gjirokastër


Detaje/ Atentat për herë të dytë kasapit në Gjirokastër

11:47 24/01/2018

Rreth 100 gr tritol ka shpërthyer në oborrin e banesës se një 34-vjeçari në Gjirokastër. Sipas policisë të riut  Gentjan Liti, me profesion kasap, i është bërë atentat për herë të dytë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për borxhe.

Një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së martës në Gjirokastër. Zhurma u dëgjua në gjithë lagjen “Dunavati i dytë”.

Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e një banese dhe objektivi ka qenë djali i pronarit të shtëpisë Gentjan Liti. 34-vjeçari mbeti i plagosur lehtë dhe u dërgua në spitalin “Omer Nishani”. 

Në banesë janë shkaktuar dëme materiale.

“Shpërthimi qe shumë i fortë, u ndje në të gjithë lagjen”,

thotë një banor, ndërsa një tjetër shprehet se

“forca qe e madhe”.

Mendohet se lënda eksplozive ka qenë rreth 100 gram tritol C4. Ky është atentat i dytë që i bëhet Gentjan Litit. Në verën e vitit 2013, atij i ishte vendosur eksploziv në automjetin tip furgon, të parkuar pranë banesës.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. 34-vjeçari me profesion kasap, ka një dyqan mishi në zonën muzeale të Gjirokastrës.

Dyshimet e hetuesve janë se të dy atentatet janë kryer nga e njëjta dorë. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për borxhe.

Gazetar ABC News, Gjirokastër: Orges Sako






Të ngjashme