Zbulohet fytyra e vajzës 9 mijë vjeçare
Herën e fundit që dikush pa fytyrën e Dawn (në shqip Agim) ishte 9,000 vjet më parë.
Tashmë, adoleshentja mund të shihet përsëri pasi shkenctarët rindërtuan fytyrën e saj për të treguar se si dukeshin njerëzit në periudhën mesolitike, rreth 7,000 pes. Dhe, sipas ekspertëve, kjo përfshinte më shumë tipare mashkullore, si për burrat ashtu edhe për gratë. Është menduar se Dawn (i njohur si Avgi, në greqisht) ishte rreth 15-18 vjeç kur ajo vdiq.“Avgi ka tipare jo femërore që janë shumë unike”,
shpjegoi arkeologu dhe skulptori suedez Oscar Nilsson, sipas National Geographic. Skulptori ka “ringjallë” më parë disa njerëz të lashtë përmes rikonstruktimeve mahnitëse, duke përfshirë një vajzë 11-vjeçare athinase me emrin Myrtis. Por, ndryshe nga Myrtis, disa prej karakteristikave të Dawn janë jashtëzakonisht të ndryshme nga ato të sotmet. Rikonstruktimi i ri u bë i disponueshëm për t’u parë nga publiku në Muzeun e Akropolit, të premten, nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Athinës./tvklan.al