![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/09/dhune-ne-familje-640x315-1.jpg?fit=640%2C315&ssl=1)
Tentoi t’i jepte fund jetës nga dhuna e vazhdueshme, arrestohet bashkëshorti
Shkëlqim Bregu, një 33-vjeçar nga Fieri është vënë në prangat e policisë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare thonë se ka qenë gruaja e tij 24-vjeçare, e cila për shkak të situatës së rënduar ka shkuar në polici duke e kallëzuar bashkëshortin e saj.
Para bluve të Fierit, e reja K.Bregu ka rrëfyer se burri e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, si dhe e kërcënonte për të mos shkuar në polici.
Madje si pasojë e kësaj dhune të vazhdueshme, më datë 8 Janar, 24-vjeçarja kishte tentuar të vetëvritet duke pirë pesticide bujqësore.
/tvklan.al