Rama takim me Mbretin e Jordanisë për sigurinë kundër ekstremizmit të dhunshëm
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Davos të Zvicrës një takim dypalësh me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, me të cilin bisedoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Kryeministri Rama e informoi Mbretin Abdullah në lidhje me Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, e cila është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri.
Nga ana e tij, Mbreti Abdullah shprehu falenderimet për Kryeministrin Rama për përpjekjet e bëra në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.
Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm, në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij.
/tvklan.al