Parisi nën ujë/ Mijëra banorë evakuohen, në rrezik muzeu i Luvrit
Kjo është situata në të cilën është zgjuar qyteti parisien mëngjesin e sotëm.
Lumi Senë që përshkon qytetin ka pësuar një rritje të nivelit me 5,2 metër dhe sipas autoriteteve pritet që ky nivel të shkojë në 6 metër të shtunën. Deri tani si pasojë e përmbytjeve është bllokuar i gjithë transporti publik, ndërkohë që parisienëve iu është kërkuar të qëndrojnë mbyllur në shtëpi derisa situata të shkojë drejt përmirësimit. Por për qindra prej tyre është kërkuar edhe evakuimi. Një shqetësim tjetër për qytetin janë edhe minjtë që kanë dalë nga kanalet pas rritjes së nivelit të ujit brenda tyre. I gjithë qytetit ndodhet nën alarmin portokalli, çka do të thotë se situata është serioze. Deri tani disa pjesë të muzeut të Luvrit janë mbyllur, banka e Senës po ashtu. Ndërkohë që autoritetet po përgatiten të evakuojnë vepra arti të çmueshme nga Muzeu i Luvrit. Ndërsa muzeu i Orseit dhe Orangerie janë përgatitur për rrezikun nga përmbytja. Ato kanë mbyllur të gjitha aktivitetet javore. Një situatë e tillë nuk ëshë e panjohur për parizienët pasi lumi i Senës ka arritur këtë nivel edhe në vitin 2016. Burimi: Klan Plus