Vjen lajmi i shumëpritur nga Koreja e Veriut për turistët
Pas testeve raketore dhe kërcënimeve bërthamore, Koreja e Veriut duket se po ndryshon tërësisht politikën e saj të jashtme. Kohët e fundit ka nisur dialogun me Korenë e Jugut dhe të dy shtetet do të konkurrojnë me një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore.
Tashmë Kim Jong Un po përpiqet që të tërheqë edhe turistë në shtetin komunist më të izoluar të botës. Sipas “Daily Mail”, Koreja e Veriut po reklamon një vendpushim luksoz që po ndërtohet në një zonë ku kryheshin testet e raketave.
Diktatori Kim Jong zbuloi se kompleksi turistik do të ndërtohet në provincën Kangwon, në një përpjekje për të nxitur turizmin me qëllim forcimin e ekonomisë së vështirë pas vendosjes së sanksioneve nga OKB dhe SHBA.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve koreano-veriore, kompleksi do të plotësojë kërkesat e turistëve vendas dhe të huaj, duke shtuar se ky projekt do të ngrejë turizmin e vendit në nivelet ndërkombëtare. /
tvklan.al