Foto/ Taulant Balla tregon kush është socialisti që foli në protestën e opozitës


Foto/ Taulant Balla tregon kush është socialisti që foli në protestën e opozitës

13:48 27/01/2018

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar për aktivistin socialist që foli në protestën e opozitës, Agim Kaca.

Ky i fundit është përdorur edhe dy vite më parë nga Partia Demokratike, duke folur në një takim elektoral në Dibër. Kështu shkruan në Facebook Taulant Balla, i cili ka publikuar edhe foto.

"Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”. E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky. Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu"

, shkruan Balla në Facebook. /

tvklan.al






Të ngjashme