Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli në Sarandë
Policia e Sarandës ka sekuestruar 15 kallëpe tritoli me peshë 6 kilogramë në qytetin e Sarandës. Eksplozivi u gjet i fshehur në disa shkurre në “Rrugën e Kasolles” në lagjen Nr.4 të qytetit.
Policia kishte marrë informacione për tritolin të fshehur në atë lagje, e ndarë në dy qese plastike.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/tvklan.al