15:36 14/01/2014Prej disa javësh qindra qytetarë nuk janë lejuar të kalojnë në kufi me automjetet e tyre, për shkak të gjobave të papaguara. Mijëra të tjerëve u janë bllokuar lejet e qarkullimit për të njëjtën arsye. Por me gjoba të papaguara figurojnë të paktën 5 ministra të qeverisë Rama, e disa deputetë të partive të ndryshme.Nga verifikimi i kryer në faqen online të Policisë së Shtetit rezulton se Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj është gjobitur 8 herë dhe asnjë nga këto gjoba që kapin vlerën e 8 mijë lekëve të reja, nuk është shlyer. Gjobat janë marre në parkim të gabuar dhe mos respektim të semaforit.Damjan Gjiknuri ka 5 gjoba të papaguara me vlerë 7 mijë lekë. Ministri Ilirjan Celibashi është gjobitur 6 herë për tejkalim shpejtësie, për mos respektim të semaforit apo edhe parkim te gabuar dhe nuk ka shlyer asnjë gjobë. Edhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj rezulton debitor për 4 gjoba me vlerë 56 mijë lekë.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka vetëm një gjobë të pashlyer për parkim të gabuar.Ka edhe deputetë që janë ndëshkuar nga rrugorët dhe nuk i paguajnë gjobat. Ridvan Bode e Dashamir Tahiri kanë për të paguar nga 4 gjoba. Kastriot Islami 6, Shpëtim Idrizi 2, ndërsa Erion Brace, Spartak Braho e Flamur Noka kanë për të paguar nga 1 gjobë me vlerë 1 mijë lekë.Rezultojnë gjithashtu debitorë ndaj policisë rrugore edhe të aferm të ministrave e deputetëve, kryesisht bashkëshortët. Por të gjithë levizin lirisht, pasi ndoshta asnjë efektiv i policisë rrugore nuk guxon t’i ndalojë pushtetarët. TABELEErjon Veliaj: 8 gjoba me vlerë 8 000 lekëDaman Gjiknuri: 5 gjoba me vlerë 7 000 lekëIlirjan Celibashi: 6 gjoba me vlerë 6 000 lekëArben Ahmetaj: 4 gjoba me vlerë 5 600 lekëEdmond Haxhinasto: 1 gjobë me vlerë 1 000 lekëRidvan Bode: 4 gjoba me vlerë 5 000 lekëShpëtim Idrizi: 2 gjoba me vlerë 2 600 lekë të rejaSpartak Braho: 1 gjobë me vlerë 1 000 lekëErion Brace: 1 gjobë me vlerë 1 000 lekëFlamur Noka: 1 gjobë me vlerë 1 000 lekë