Aplikacioni për shëndetin zbulon sekretin


Aplikacioni për shëndetin zbulon sekretin

02:17 30/01/2018

Një aplikacion shëndeti ka zbuluar vendndodhjen e një baze ushtarake sekrete amerikane në Afganistan.

Gjithçka është zbuluar nga një i ri i pasionuar pas programeve kompjuterike. Një ushtar amerikan kishte shkarkuar aplikacionin në celularin e tij. Ai kryente ushtrime të ndryshme sportive brenda bazës ndërkohë që të dhënat e tij janë marrë nëpërmjet GPS.

Veprimet gjimnastikore janë kryer edhe nga kolegë të tij brenda bazës. Aplikacioni Strava ka krijuar një hartë që tregon të gjitha lëvizjet e ushtarëve.

Më pas ajo është bërë publike në internet ku nuk mungojnë të dhëna tepër të rëndësishme ushtarake. Në një deklaratë për CNN, aplikacioni Strava u shpreh se kanë mbledhur më shumë se 1 miliard të dhëna anonime të aktiviteteve të përdoruesve të programit. Në rang global, kompania Strava ka mbi 3 triliardë pika vendndodhjesh nga të dhënat nëpërmjet GPS.

Klan Plus






Të ngjashme