Sulmohet me armë një banesë në Lushnje
Kjo shtëpi në Lushnje në pronësi të familjes Aliço u qëllua me breshëri kallashnikovi natën e së hënës. Shenjat e plumbave në ndërtesë janë të dukshme.
Shënjestër ka qenë gruaja dhe vajza e pronarit të shtepisë, i cili aktualisht ndodhet në burg i dyshuar për një tentativë vrasje.
Për fat nuk pati njerëz të lënduar dhe pse brenda në shtëpi ndodhej kryefamiljarja Alma Aliço bashkë me vajzën e saj. Nga të shtena pati dëmtime të shumta pasi u thyen dyer e dritare. Por sulmi ka prekur edhe banesën e katit të dytë ku jeton një pensioniste.
Policia konfirmoi se në drejtim të familjes Aliço janë qëlluar të paktën 50 plumba kallshnikovi. Kryefamiljari i familjes Aliço, në banesën e të cilit u qëllua me kallashnikov, ndodhet në burg për tentativë vrasje në qershor të 2016-ës. Policia dyshon që motiv i sulmit të jetë ngjarja ku është përshirë pronari i banesës dhe pikërisht kjo është pista kryesore.
Tv Klan