Ermal Meta në “Sanremo”, duet me Fabrizio Moro
Ermal Meta nuk ndalet. Këngëtari i njohur do të ngjitet në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane. Por në këtë skenë ai nuk do të ngjitet vetëm, por në duet me këngëtarin italian Fabrizio Moro.
Në festivalin që do të mbahet në qytetin e luleve, nga data 6-10 Shkurt këngëtarët do të vijnë do të përfaqësdohen me këngën “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë), në qendër të së cilës shfaqet një qytet i shkatërruar plotësisht. Videoja sjell rrugët e këtij qyteti me shtëpi të rrënuara nga bombardimet dhe luftimet e vazhdueshme, me imazhet mbresëlënëse që lënë të kuptohet fuqinë që muzika ka në luftën ndaj frikës dhe terrorizmit.
Dy këngëtarët rikthehen në Teatrin “Ariston”, një vit pas sukseseve respektive individuale, në skenën e të cilit interpretuan këngët “Vietato Morire” dhe “Portami Via”.
Një vit më parë, shqiptari Ermal Meta u kurorëzua në “Sanremo” me çmim në kategorinë e riinterpretimeve të këngëve të njohura të së kaluarës, ku kantautori me origjinë shqiptare la pas 15 zëra të njohur të muzikës së lehtë italiane.
/tvklan.al