Zbulimi i jashtëzakonshëm në mjekësi


Zbulimi i jashtëzakonshëm në mjekësi

05:21 31/01/2018

Zbulim i jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë. Bëhet fjalë për një enzimë e cila është në gjendje të korrektojë me precizion të lartë sëmundjet gjenetike dhe tumoret.

Kjo teknikë e bombardimit të ADN-së ka bërë bashkë studiuesit më të mirë në botë të universiteteve prestigjioze të Berkley-t në Californi, Mit-it në Boston dhe Universitetit të Trentos në Itali.

Sipas udhëheqëses së studimit të fundit, kjo enzime është absolutisht shume e sigurt, pa efekte anësore dhe jashtëzakonisht e saktë, pasi modifikon ose sulmon qelizat në pikat e duhura, pa dëmtuar ato të shëndetshme.

Sipas saj ky aplikim mund të shtrihet edhe me gjerë në sektorë jo mjekësore, si përmirësimi i bimëve me interes ushqimor apo edhe në blegtori.

Enzima është EvoCas9 dhe përdorimi i saj klinik në eliminimin e qelizave të këqija e bën atë të behët arma më e efikase kundër sëmundjeve.

Klan Plus






Të ngjashme