
Shuhet në moshën 35-vjeçare aktori
Aktori i serialit amerikan "Glee", Mark Salling ka vrarë veten. Trupi i pajetë i 35-vjeçarit është gjetur në një fushë afër apartamentit të tij në Los Anxhelos.
Disa muaj më parë, ai ishte dënuar nga gjykata pasi u kap me fotografi pornografike të fëmijëve. Aktori duhej të shkonte në burg në muajin Mars.