Drogë dhe prostitucion/Pranga 25 shqiptarëve në veri të Italisë
Policia italiane vuri në pranga 25 shqiptarë, pjesëtarë të një rrjeti të gjerë prostitucioni dhe droge. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit gjatë një operacioni në veri të Italisë. Grupi kishte shtrirje të gjerë në qytete si Milano, Firence, Komo, Askoli e Monxa. Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të të ditur për arsye hetimore. Gjatë operacionit, policia sekuestroi në total një shumë prej 37 mijë eurosh, të përfituara nga veprimtaritë kriminale.
Hetimet për grupin kishin nisur prej kohësh nga prokurorët në Milano.
Policia italiane njoftoi se operacioni ishte zhvilluar paralelisht me një tjetër aksion, ku u shkatërrua një bandë marokene narkotrafiku po në Italinë Veriore. Në pranga ranë 21 persona dhe u sekuestrua një kamion me 1 ton hashash i ardhur nga Maroku.
Tv Klan