Tërmet i fuqishëm 6.1 ballë


Tërmet i fuqishëm 6.1 ballë

10:00 31/01/2018

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka goditur veriun e Afganistanit, me lëkundje që janë ndjerë deri në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad dhe Nju Delhi në Indi.

Tërmeti ndodhi në orën 07.07 të mëngjesit pranë kufirit verior të Afganistanit me Taxhikistanin në malet me një thellësi prej 119 miljesh, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Të paktën një vajzë u vra dhe dhjetë të tjerë të tjerë u plagosën kur disa çati të shtëpive u shembën në fshatin Lasbela në provincën e Baluchistanit të Pakistanit, tha zyrtari i qeverisë lokale Izat Nazir Baluch. Ai tha se autoritetet ende po përpiqeshin të vlerësonin dëmet në Baluchistan.

Banorët e frikësuar dolën jashtë shtëpive dhe dyqaneve pas lëkundjeve në Kabul, ku qyteti tashmë ka pësuar shumë fatkeqsi pasi më shumë se 130 njerëz janë vrarë gjatë dy javëve të fundit në një seri sulmesh shkatërruese militante./tvklan.al 






Të ngjashme