Atentati mafioz/ Avokati: Mario Meshini shok me Devi Kasmin, i dërgoi SMS të takoheshin
Mario Meshini është i ndaluari nga Policia e Tiranës si bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmit. Avokati i tij ka deklaruar për gazetarët jashtë ambienteve të Policisë së Tiranës, se Mario Meshini e kishte shok Devi Kasmin dhe i kishte dërguar SMS për t'u takuar me të përpara se të ekzekutohej poshtë pallatit ku banonte.
Por në momentin që do të takoheshin, 41-vjeçari Kasmi u ekzekutua nga dy persona me motor, të cilët kërcënuan edhe Mario Meshinin që të mos tregonte."Ai e mori në telefon, i ka shkruar që doli. Ai ka qenë në vendin e ngjarjes, është shok me viktimën. Vrasësi i ka drejtuar pistoletën edhe Marios. Klienti im ka shkuar në shtëpi i tronditur, siç mund të jetë dikush që i kanë vendosur pistoletën në kokë. Kur ka shkuar në shtëpi, ka parë në titrat e televizioneve se ka ndodhur vrasja. Mario nuk e ka nxjerrë Devi Kasmin në pritë. Nëse do ta nxirrte në pritë, nuk do ta priste aty"
, ka thënë avokati Ferdinant Ndoja. [caption id="attachment_354625" align="aligncenter" width="779"] Foto: Vendi ku ndodhi atentati; majtas i ndaluari Mario Meshini; djathtas viktima Dëfrim Kasmi[/caption] Sikurse pohoi edhe avokati, pasi ndodhi vrasja, Mario Meshini u largua me motorin e tij drejt banesës pasi ishte tronditur nga ngjarja. Edhe motori i tij është sekustruar nga Policia e Tiranës. Grupi hetimor ka dyshime se Mario Meshini e nxorri në pritë Devi Kasmin duke i dërguar mesazh në celular që të dilte poshtë pallatit, ku u ekzekutua në atentatin mafioz. Një ditë më parë, policia shpalli zyrtarisht në kërkim Domart Konjarin si të dyshuar për vrasjen e Dëfrim Kasmit./tvklan.al