Ylli i pornografisë Stormy Daniels mohon marrëdhënien me Donald Trump
Ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels ka mohuar pretëndimet se ka pasur marrëdhënie seksuale në vitin 2006 me Donald Trump.
Daniels u shfaq në Jimmy Kimmel live të ABC pas fjalimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Keith Davidson, avokatja e Daniels, konfirmoi se deklarata ishte autentike, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Michael Cohen, avokati personal i Trump, ka mohuar gjithashtu ekzistencën e ndonjë lidhjeje mes Trump dhe yllit pornografik.
Akuzat në lidhje me Daniels, të bëra për herë të parë në vitin 2011 dhe përsëri një muaj para zgjedhjeve, shkuan kryesisht pa u vënë re deri sa Wall Street Journal raportoi me herët këtë muaj se Cohen bëri të mundur që asaj t’i jepej një shumë prej 130,000 dollarësh që ajo të mos fliste publikisht./tvklan.al