Në Maj, “Turbina” nis punën
“Pas 73 vitesh Teatri Kombëtar do të ndryshojë vendndodhje. Nga Maji i këtij viti, shfaqjet do të ngjiten në shtëpinë e re të quajtur“Turbina”.
Pasi të jetë zhvendosur gjithçka, godina do të shfrytëzohet kryesisht nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të paktën edhe për dy vitet e ardhshme. Më pas ai do ti përkasë të shkuarës.
“Deri në kohën që “të piqet” le të themi ideja që ne kemi me kryetarin e bashkisë, për të ndërtuar atje një tjetër teatër të ri me përmasa më të mëdha, në të njëjtin truall, në të njëjtin vend por me një godinë moderne, ai do të shfrytëzohet. Ne po punojmë për një projekt të ri, jemi në pritje të projekt propozimit”.
Teatri do të jetë institucioni i parë kulturor, kombëtar, që përkohësisht do të jetë larg bulevardit, në rrugën Sami Frashëri që të çon te liqeni artificial, nga ana e digës.
I konceptuar si një qendër në funksion të gjithë gjinive të artit dhe kulturës, në brendësi “Turbina” mundëson dy salla.
I shfrytëzueshëm edhe në hapësirat jashtë.
3.5 milionë eurot për shndërrimin e ish laboratorit të hidrologjisë në një pikë-ndalese të artit si qëllim të parë kishin parametrat shume të debatuar mes aktorëve dhe regjisorëve.
Tv Klan