
Berisha: Nuk angazhohem në luftën e brendshme në PD
Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së mërkurës në ABC News se ai nuk përfshihet në luftën e brendshme në partinë që ka drejtuar për më shumë se 20 vite.
Berisha ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi dhe përballë ish-kryeministrit ishin edhe analistët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli.
“
Absolutisht nuk mbroj njeri, unë e kam faktuar këtë. Por unë në luftë të brendshme në PD nuk angazhohem, sepse unë në datën 26 korrik e kam mbyllur qëndrimin tim politik ndaj atyre që i kam drejtuar për shumë vite. Në atë fazë ata mbeten ish-bashkëpunëtorë të mi dhe miq të mi. Vazhdoj ky që jam
”, tha Berisha.
“
Ka një rrokullisje të keqe të vendit. Jo se unë duhet të shikoj me syze të zeza, por e vërteta është kjo. Për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve, po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz, përkundrazi janë larguar dy ose tre shumë të mëdhenj
”, tha ai.
Berisha u pyet edhe për një koalicion të mundshën Rama-Basha.
“Do ta quaja një fatkeqësi të madhe, por absolutisht, edhe si e tillë, në rrethana të tilla nuk mund të them se nuk mund të ndodhë”,
u shpreh ish-Kryeministri.
/tvklan.al