Procesverbali për arrestimin e Seitajt, Gjonaj: Ky dokument nuk ndodhet në dosje
Partia Demokratike publikoi procesverbalin e mbajtur nga policia për arrestimin e Nezar Seitit. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ky dokument hedh poshtë pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë se nuk kishte dijeni që ndaj tij kishte një çështje penale në Shqipëri, përpara se të firmoste ekstradimin e tij në Itali.
Por Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu se dokumenti i publikuar nga Partia Demokratike nuk gjendet në dosjen që Ministria disponon për Nezar Seitin, një prej anëtarëve të bandës së Habilajve.
Për të gjitha dyshimet e ngritura mbi çështjen Nezar Seiti, opozita do të kërkojë thirrjen në interpelancë të Ministres së Drejtësisë.
Tv Klan