Aksident me vdekje, humbet jetën i riu
Një 21-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër – Koplik. Policia bën me dije se u njoftua për aksidentin rreth orës 06:30, ku në vendin e quajtur “Shtoj Ri” një makinë me targa AA 615 NP ishte përplasur me një pemë në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, 21-vjeçari Semjad Bajramaj, kishte humbur jetën menjëherë dhe trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të aksidentit për shkak të shpejtësisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
/tvklan.al