Sherr me thika në Korçë
Një 35-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë një sherri rreth orës 15:45 në lagjen nr.17.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur një person me iniciale Z.M., i cili është konfliktuar me dy persona të tjerë.
35-vjeçari me iniciale Z.M. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /
tvklan.al