Shpërthim me eksploziv në Vlorë
Një automjet ka shpërthyer me eksploziv gjatë natës në fshatin Kaninë të Vlorës. Policia deklaron se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin tip “Mercedes-Benz” në pronësi të Ilirjan Yzeiraj.
Në momentin e ngjarjes, makina ka qenë e parkuar pranë banesës dhe është dëmtuar tërësisht. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e vendosjes së lëndës eksplozive.
/tvklan.al