Emri/ Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet 38-vjeçari


Emri/ Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet 38-vjeçari

12:30 02/02/2018

Një person është vënë në pranga në Portin e Vlorës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë. Në pranga ka rënë Robert Gjeçi, 38 vjeç, banues në Lubofshë, Fier, pasi i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.

Nga verifikimi i kryer në sistem ndaj këtij shtetasi ka rezultuar se shtetasi Robert Gjeci i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Prej policisë është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ''Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik”.

/tvklan.al

 





Të ngjashme