Video ekskluzive/ Aksidentohet për vdekje këmbësorja në kryeqytet
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në rrugën e “Dritan Hoxha” në Laprakë. Në rubrikën “Kallëzo”, në tvklan.al ka mbërritur një video ku duket e shtrirë viktima. Sipas informacioneve të policisë mësohet se një automjet tip “Volksvagen”, me drejtues Edmond Goxhaj
,
ka përplasur një grua. Viktima është e moshës 56 vjeç.
Video është filmuar një nja kalimtar, rreth orës 6:27 të mëngjesit, i cili ka qenë duke ikur në punë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.02.2018, rreth orës 06:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dritan Hoxha”, ka një aksident.
Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në kryqëzimin e rrugës ” Dritan Hoxha”, mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues Edmond Goxhaj, ka aksidentuar këmbësoren L.D., 56 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjith ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit “Kokainë”.
Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.
Drejtuesi i mjetit bashkë me mjetin është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
/
tvklan.al