Kina – SHBA-së: Hiq dorë nga mentaliteti i “Luftës së Ftohtë”


Kina – SHBA-së: Hiq dorë nga mentaliteti i “Luftës së Ftohtë”

09:41 04/02/2018

Kina ka nxitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të heqë dorë nga mentaliteti i “Luftës së Ftohtë”, pasi Uashingtoni deklaroi se planifikon të diversifikojë arsenalin e saj bërthamor me bomba më të vogla.

“Vendi që zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, duhet të ndërmarrë iniciativën për të ndjekur trendin kundër armëve bërthamore”

, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës në një deklaratë.

Ushtria amerikane tashmë planifikon që të ndërtojë bomba më të vogla bërthamore. Rusia e dënoi këtë plan të SHBA-së. Sipas deklaratës së Uashingtonit, arsenali i saj bërthamor është i vjetëruar dhe nuk është më një parandalues efektiv.

Duke iu referuar planit për rivovimin e arsenalit bërthamor, Shtetet e Bashkuara përmendën Kinën, Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin si kërcënime të mundshme.

/tvklan.al






Të ngjashme