Skënderbeu kthehet te fitorja


Skënderbeu kthehet te fitorja

15:56 04/02/2018

Skënderbeu u kthye te fitorja në kampionat. Triumfi 4 – 1 me Vllazninë në Shkodër u arrit me përmbysje. Fillimisht shënuan shkodranët me Sedat Berishën, ndërsa Kristi Vangjeli barazoi rezultatin para pushimit.

Në pjesën e dytë fitorja u vendos nga 11-metërshi i Sabien Lilajt dhe golat e Gjergji Muzakës dhe James. Kjo fitore bën që diferenca me vendin e dytë Flamurtarin të shkojë në 8 pikë, pasi barazoi 1 – 1 me Kukësin në “Zeqir Ymeri”. Danilo Alves realizoi për Flamurtarin në fundin e pjesës së parë, ndërsa përpjekjet e lojtarëve të Kukësit u shpërblyen me golin e Elis Bakajt me penallti në minutën e 83’.

Flamurtari e mbylli takimin me 10 futbollistë pasi Sidibe mori të verdhin e dytë. Pa gola përfunduan takimet Laçi – Teuta dhe Lushnja – Luftëtari. Pas pak do të nisë sfida Partizani – Kamza në “Selman Stërmasi”. Kjo është ndeshja e fundit për javën e 18 dhe fazën e dytë të Superligës.

Tv Klan






Të ngjashme