Horoskopi 5 Shkurt 2018
Dashi – Disa fakte të cilat i keni ditur prej kohësh, por të cilat i keni injoruar me shpresën se mund të humbasin vëmendjen mund të përhapen gjerësisht këtë jave. Ju nuk keni asnjë zgjidhje tjetër përveçse të merreni me to. Njerëzit e tjerë nuk do t’ju ndihmojnë, duhet ta t’ia dilni vetë.
Demi – Nuk keni pse i fshihni ato që mendoni, pasi duket sikur koka juaj është prej qelqi dhe çdokush mund të shikojë çfarë po ndodh brenda. Dilni për zot mendimeve tuaja, sado jopopullore të jenë dhe më pas veproni në bazë të tyre.
Binjaket – Sa më shumë të përpiqeni të shpjegoni veten, aq më pak të tjerët do t’ju kuptojnë. Kështu që merrni frymë thellë dhe bëni çfarë mendoni se është e drejtë.
Gaforrja – Keni të drejtë të jeni dyshues pasi vërtet ka diçka për të cilën duhet të informoheni. Keni më shumë gjasa ta mësoni atë gjë nëse pyesni njerëzit përreth.
Luani – Ju mendoni se dini gjithçka rreth një situate të caktuar, por a mund të jeni të sigurt për këtë? Sipas planeteve mund të ketë gjëra të cilat nuk i dini, diçka për të cilën duhet të ngrini kokën për ta mësuar menjëherë.
Virgjëresha – Hartoni një plan të detajuar për javën në vazhdim dhe qëndrojini planit me çdo kusht. Kjo mund të jetë kohë e frytshme për ju, por duhet të jeni të përqendruar.
Peshorja – Ju mund të besoni fort se ideja juaj e fundit është ajo që do ju bëjë të pasur dhe të famshëm. Por kujdes! Planetet ju paralajmërojnë se mund të ketë një të metë në planet tuaja.
Akrepi – Rivali juaj mund të ketë lidhje më të mira se tuajat, por duke qenë se nuk kanë nivelin tuaj të angazhimit, ju mund t’i mundni me lehtësi. Si ju, edhe ata do të përballen me pengesa në ditët të vazhdim.
Shigjetari – Një mik do t’ju japë disa këshilla, por është i shqetësuar se mund t’ia merrni për keq dhe se do të mendoni se po përpiqen t’ju kontrollojnë. Merreni me pozitivitet, pasi me të vërtetë po përpiqet t’ju ndihmojë.
Bricjapi – Peshoni të gjithë të mirat dhe të këqijat e një situate të caktuar para se të dilni me një vendim. Nëse injoroni disa të vërteta vetëm sepse nuk ju ndihmojnë të vizatoni tablonë që dëshironi, mund t’ju kushtojë shtrenjtë.
Ujori – Mund të mos dëshironi të delegoni detyra tek njerëzit e tjerë, por nuk keni zgjidhje tjetër. Ngjarjet e fundit duhet t’ju kenë bindur se nëse përpiqeni t’i kryeni të gjitha vetë, rezultati do të jetë një katastrofë.
Peshqit – Disa gjera nuk mund të shpjegohen ideologjikisht dhe sa më parë ta pranoni një gjë të tillë, aq më mirë për ju. Në ekzistencën tuaj është një shtresë e fshehtë, e cila nuk mund të shikohet dhe as të preket, por që megjithatë ju drejton në veprimet tuaja. Mos u përpiqni ta luftoni, punoni në harmoni. /tvklan.al