E pranoi se ishte djalë pasi shkoi në finale
Një djalë ka pohuar gjininë e tij të vërtetë pasi mbërriti deri në natën finale të “
Miss Virtual Kazakistanit”
. Sipas “Sputnik Kazakistan
”, 22-vjeçari Ilay Dagilev nga qyteti i Almatit, aplikoi për “'Miss Virtual Kazakistan
” me emrin Arina Aliyeva dhe dërgoi disa foto. Pasi kaloi të gjitha fazat kualifikuese, Dagilev pranoi për komitetin e konkursit se ishte djalë. Kjo solli përjashtimin e të riut nga gara e bukurisë dhe përfshirjen e një tjetër konkurrenteje. Dagilev tha se kishte vendosur të merrte pjesë në konkursin e bukurisë pas disa diskutimeve me miqtë e tij. “Arrita deri në finale pasi konkurrova me rreth 4000 kandidate. Unë gjithmonë kam qenë për bukurinë natyrale. Në ditët e sotme shikojmë se shumica e vajzave vishen njëlloj dhe bëjnë të njëjtin makijazh. Ato mendojnë se janë të bukura duke ndjekur trendin, por unë nuk mendoj ashtu
”, tha 22-vjeçari. /tvklan.al