
Makina përplas 3 kalimtarë, 1 i vdekur 2 të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur paraditen e së hënës në Elbasan.
Sipas policisë, automjeti me targa AA 743 JA ka përplasur tre kalimtarë tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit.