Strategjia e re e BE për Ballkanin


Strategjia e re e BE për Ballkanin

16:18 05/02/2018

Serbia është favorite për integrim në Bashkimin Evropian bashkë me Malin e Zi. Nga konfliktet rajonale dhe ato ndërkombëtare, ushtarakisht neutrale për shkak të bombardimit që i bëri NATO, por vendi i parë që pritet të marrë datën e integrimit. Kosova është problemi i Serbisë, por ekspertët e shohin këtë si një mundësi për të nxitur edhe vendet e tjera.

Serbia është më së afërti Bashkimit Evropian. Strategjinë për Ballkanin e presin për t’i dhënë zgjidhje problemeve prej dekadash. Një vend me shumë konflikte ende të hapura, por duket nxënësi më i mirë i Brukselit bashkë me Malin e Zi.

Suzana Grubjesic, ish Zëvendëskryeministre për Integrim ka qenë pjesë në fillim të procesit. Tani Serbia ka 52 për qind të qytetarëve pro. Shpresën për Serbinë e sheh shpresë për Ballkanin.

“ Pa një datë të saktë i tërë rrëfimi do të zhdukej. Edhe ai pak entuziazëm që ekziston do të shuhej dhe fikej mbase në tërësi”. 

Serbia kërkon që njohja e Kosovës të mos jetë kusht. Por, duket se një marrëveshje do të jetë e pashmangshme.

“Dialogu duhet të vazhdoj në nivelin më të lartë politik me Kosovën. Edhe BE ka dhënë datë për përfundimin e tij. Por, duhet zbatuar shumë pika nga marrëveshja e parë siç është edhe asociacionit të komunave serbe. Pra gjërat duhet përshpejtuar që ta arrimë dinamikën e BE-së”.

Ish kryeqendra e Jugosllavisë dhe më vonë e luftërave pritet ta thyej portën e zgjerimit të mbyllur prej vitesh. Trenin serbi malazez mund ta kapin edhe vendet e tjera nëse vrapojnë me shpejtësinë e duhur.

Tv Klan

 






Të ngjashme