Short edhe për listën e tretë për KLGJ e KLP


Short edhe për listën e tretë për KLGJ e KLP

15:47 05/02/2018

Ka përfunduar sërish me short edhe lista e tretë e 10 anëtarëve jo gjyqtarë e jo prokurorë në dy organet e reja të drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të Prokurorisë.

Pavarësisht votës kundër të opozitës në parlament, mekanizmi zhbllokues në kushtetutë i mundëson 10 emrave të rinj të jenë pjesë e dy këshillave.

Por procedura e ndjekur nga kuvendi u cilësua farsë antikushtetuese.

Pavarësisht se lista e 10 anëtarëve që nuk vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë do të konsiederohet e miratuar në seancën e së enjtes, ngritja e dy këshillave nuk do të jetë e mundur.

Të paktën deri në përfundim të Vettingut që do të përzgjidhen nga lista me 36 kandidatë,  12 anëtarët gjyqtarë e prokurorë, për të cilët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procedurën që prej datës 15 janar.

ANËTARËT E KLGJ

Rradhët e Avokatisë

Fatmira Luli

Alban Toro

Trupa e Pedagogëve

Erjon Muharremaj

Maksim Qoku

Shoqëria Civile

Laureta Llagami

 

ANËTARËT E KLP

Rradhët e Avokatisë

Nurian Seiti Metaj

Tartar Bazaj

Trupa e Pedagogëve

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

Shoqëria Civile

Alfred Balla

 

Tv Klan






Të ngjashme