Emri/ Arrestohet oficeri i policisë kufitare
Arrestohet për korrupsion oficeri i Policisë Kufitare, i cili lejonte kalimin nga doganën e Qafë-Thanës, të qytetarëve me dokumente të parregullta.
Ai është Ardian Hoxha 32 vjeç, përgjegjës turni në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec.
Oficeri i policisë u arrestua pas një hetimi 3 mujor të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Ardian Hoxha dyshohet se lejonte kundrejt pagesës, kalimin e qytetarëve të ndryshëm që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen. Hetimi i SHÇBA dhe Prokurorisë së Pogradecit po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
/tvklan.al