Gjarpri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën e saj


Gjarpri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën e saj

10:14 06/02/2018

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj e palindur kanë vdekur pak pasi u pickuan nga një gjarpër në oborrin e shtëpisë.

27-vjeçarja pësoi një sulm në zemër ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë arritën në shtëpinë e saj në Meekatharra, 773 kilometra në veri-lindje të Perthit në Australi, mbrëmjen e së hënës.

Gruaja ishte 31 javësh shtatzënë dhe u dërgua më shpejtësi në Spitalin Meekatharra ku edhe vdiq, sipas asaj që shkruan 

Daily Mail.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, mjekët nuk ishin në gjendje të shpëtonin as foshnjën e palindur të gruas.

Mendohet se gjendja shtatzënë e gruas ka përshpejtuar vdekjen e saj, ndërkohë që mjeku ligjor po bën verifikimet./tvklan.al 





Të ngjashme