Video/ Vdekja e tmerrshme regjistruar me telefon
Vdekja e hidhur e një të riu është regjistruar me telefon në Rusi.
Dy trafikantë të dyshuar droge po përpiqeshin t’i iknin policisë, kur njëri prej tyre ka rënë nga kati i pestë.
I riu raportohet se humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa gjithçka është regjistruar sekondë pas sekonde me telefon nga një kalimtar i rastit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin rus të Krasondarit, kur policia bastisi shtëpinë ku ndodheshin dy trafikantët e dyshuar. Të dy të rinjtë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, dolën nga dritaret në përpjekje për t’iu fshehur policisë, por njërit i rrëshqiti këmba duke u përplasur me një kondicioner para se të binte nga lartësia e madhe në tokë.
/tvklan.al