Pa patentë, shqiptari arrestohet në Greqi me makinën e mbushur me kanabis
Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Larisa duke transportuar lëndë narkotike.
Në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 66 kg kanabis, 3 celularë dhe 350 Euro.
Policia greke thotë se 41-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk posedonte patentë dhe kishte hyrë në Greqi ilegalisht nga Shqipëria.
Nga hetimet paraprake rezulton se automjetin me drogë ai e ka marrë në kufirin greko-shqiptar për ta çuar në destinacionin final. Hetuesit janë duke punuar për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. /
tvklan.al