Minjtë pushtojnë Parisin


Minjtë pushtojnë Parisin

05:21 07/02/2018

Higjena në Paris është drejt degradimit. Qyteti është pushtuar nga minjtë. Nisur nga kjo situatë kryebashkiakja ka ashpërsuar masat ndaj qytetarëve të paedukuar.

 Parisi pushtohet nga minjtë. Alarmi i papastërtisë së qytetit të dritave dhe modës është dhënë nga kryebashkiakja  Anne Hidalgo, e cila ka vendosur të vërë në zbatim masa ndëshkuese të rrepta kundër degradimit të higjenës. Për të luftuar sjelljen jo civile, qytetarët dhe turistët do të gjobiten nga 68 deri 1500 euro për mbeturinat që hedhin në rrugë. Si pasojë e papastërtive dhe ushqimeve të hedhura kudo, ka pasur një shtim të jashtëzakonshëm të kolonive të minjve në kryeqytetin francez.

Gjithsesi është kërkuar që ndërhyrja të jetë më e rreptë nga ana e institucioneve edhe qytetarët kërkojnë shtimin e personelit që kujdeset për pastërtinë e qytetit, modernizimin e pajisjeve pastruese, të pastrohet më mire dhe të ketë me tepër vetëdije qytetare.

Ndërkohë që në qytet janë vënë kudo çarqe për brejtësit, të cilët pas daljes nga shtatit të lumit Senë, janë spostuar nëpër strofkulla në qytet.

Klan Plus






Të ngjashme